Krerët e vendeve të Vishegradit kundërshtojnë propozimin e Komisionit të BE për një politikë të përbashkët evropiane për emigracionin.
“Plani për të rregulluar pranimin e refugjatëve përmes një sistemi kuotash të detyrueshme është i papranueshëm,” thanë krerët e qeverive të Polonisë, Hungarisë dhe të Republikës Çeke pas takimit me Presidenten e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen në Bruksel. Edhe Austria është shprehur kundër kuotave.
Ata kërkojnë që BE të negociojë me vende si Libia ose Siria në mënyrë që njerëzit të qëndrojnë atje. Unioni synon forcimin e kufijve të jashtëm dhe mbështetjen më të madhe për vendet e origjinës për të parandaluar dyndjen e refugjateve në Europë.
Greqia ka mbajtur barrën më të madhe në përballimin e fluksit, ndërsa vetëm pak jave më parë, një zjarr përfshiu kampin e refugjatëve duke detyruar unionin të ndërmarrin hapa konkretë në zgjidhjen e krizës.
Gjermania e Franca u vetëofruan për të marrë një numër të caktuar refugjatësh në vendin e tyre dhe bënë apel që të gjitha vendet e unionit të bëhen pjesë e propozimit. Por duhet se BE po përballet me kundërshtimin e vendeve të Vishegradit, të cilët që në 2016 janë shprehur kundër hyrjes së refugjatëve ne Europe.
The post Hungaria, Polonia dhe Çekia dalin hapur kundër refugjatëve appeared first on Vizion Plus.