Buxheti i Bashkimit Evropian dhe pakoja financiare për rimëkëmbje pas pandemisë, nuk mund të hyjnë në fuqi pa miratimin e Hungarisë, dhe zyrtarët e këtij vendi kanë thënë se nuk mund të pranojnë propozimin.

Bashkimi Evropian e ka ndërlidhur financimin e shteteve anëtare me respektimin e sundimit të ligjit.

Kundërshtimin e Hungarisë e përsëriti, Gergely Gulyas, shef i stafit të kryeministrit, Viktor Orban.

“Në formën e tij aktuale, nuk mund të pranojmë buxhetin e BE-së dhe çdo shtet anëtar ka të drejtën e vetos”, tha Gulyas. Megjithatë ai theksoi se Hungaria është ende e hapur për negociata.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Polonia dhe Hungaria po bllokojnë fondet e BE-së me vlerë rreth 1.8 trilionë euro (2.2 trilion dollarë), duke përfshirë qindra miliarda që do të shpërndahen së shpejti, për të ndihmuar bllokut 27-vendesh nga një recesion i dyfishtë i shkaktuar nga një valë e dytë e të infektuarve me koronavirus.

Të dyja vendet janë nën hetimin e BE-së për minimin e pavarësisë së gjyqësorit, medias dhe organizatave joqeveritare dhe rrezikojnë të humbasin qasjen në dhjetëra miliarda euro.

Orban dhe homologu i tij polak, Mateusz Morawiecki, nënshkruan një deklaratë të përbashkët muajin e kaluar duke u zotuar se mbështesnin njëri-tjetrin në bllokimin e buxhetit të ardhshëm të BE-së, dhe fondit të ndihmës për rimëkëmbje, për shkak të mekanizmit të propozuar të respektimit të sundimit të ligjit./ REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";