Hungaria ka në plan të fillojë t’u japë banorëve të saj vaksinën Sinopharm kundër koronavirusit, të prodhuar në Kinë, në shkurt. Njoftimin e dha qeveria këtë të premte.
Në janar, Budapesti u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian që lidhi marrëveshje për shpërndarjen e vaksinës Sinopharm (5 milion doza), si dhe vaksinën ruse Sputnik V (2 milion doza).