Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka shprehur ngushëllimet për viktimat nga Maqedonia e Veriut që humbën jetën në aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari ditën e sotme, si dhe për zjarrin që ra në shtëpinë e të moshuarve po në këtë shtet.
“Departamenti i Shtetit shpreh ngushëllimet më të thella për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen e jetëve në aksidentin e sotëm të autobusit dhe zjarrin që ra në shtëpinë e të moshuarve.
Mendimet tona janë me ta, ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Sekretari Blinken në Tëitter.
45 turistë nga Maqedonia e Veriut, shumica shqiptarë, humbën jetën në një aksident tragjik në Bullgari, ku autobusi i tyre u përplas dhe më pas mori zjarr.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";