Dega e grupit ekstremist, Shteti Islamik në Afganistan (IS-K), ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë që ndodhi një ditë më parë  në një xhami me shiitë në Kandahar, në jug në Afganistanit, gjatë lutjeve.

Grupi xhihadist ka thënë se dy sulmues vetëvrasës kanë kryer sulmet ndaras në dy pjesë të ndryshme në xhamisë, derisa besimtarët janë lutur brenda.

“Sulmuesi i parë e ka shpërthyer jelekun e tij në një korridor të xhamisë, derisa i dyti e ka shpërthyer jelekun në qendër të xhamisë”, ka thënë ky grup përmes një deklarate të publikuar në platformën Telegram.

Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe 70 janë plagosur në sulmin e 15 tetorit, ka thënë shefi i inteligjencës së Kandaharit në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sulmi ka ndodhur një javë pas një tjetër sulmi vdekjeprurës ndaj besimtarëve shiitë në një xhami në Kunduz. Edhe për atë sulm, përgjegjësinë e ka marrë IS-K. Zëdhënësi i talibanëve Bilal Karimi, ka thënë se janë duke u kryer hetime për sulmin e 15 tetorit. Talibanët kanë zvogëluar kërcënimin që vjen nga Shteti Islamik.

Mirëpo sulmet e vazhdueshme kanë vështirësuar synimet e talibanëve për paqe në Afganistan pas disa dekadave luftë.