Pesë rebelë Houthi u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në sulmet ajrore dhe detare të ndërmarra nga Britania dhe SHBA kundër objektivave ushtarake në Jemen gjatë së hënës.

Sulmet pretendohet se synojnë eliminimin e rrezikut të grupit të rebelëve Houth ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Bastisjet goditën aeroportet dhe objektet e tjera në qytetet nën kontrollin e rebelëve Houthi, veçanërisht kryeqytetin Sanaa, portin strategjik të Hodeidah, Saada dhe Taiz.

Në njoftimin e kësaj të marte, zëdhënësi ushtarak Houthi foli për 73 sulme nga SHBA dhe Britania, të cilat rezultuan me vdekjen e të paktën pesë personave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Armiku amerikano-britanik nisi 73 bastisje, duke synuar kryeqytetin Sanaa dhe provincat Hodeidah, Taiz, Hajjah dhe Saada. Këto bastisje rezultuan me vdekjen e pesë martirëve dhe plagosjen e gjashtë anëtarëve të tjerë të forcave tona të armatosura”, ka shkruar Yahya Sharea në X.

Në reagim Houth thekson se sulmet nga SHBA dhe Britania e Madhe nuk do të mbeten pa përgjigje./vizionplus.tv/