Regjisori londinez me prejardhje iraniane, Babak Hormandin është vrarë brutalisht nga prindërit e tij.
Krimi u pranua nga babai i 47-vjeçarit, i cili rrëfeu para hetuesve detaje të tmerrshme.
“Për shkak të mosmarrëveshjes që kishim, unë e drogova atë të dielën në mëngjes dhe e godita me thikë.”
Krimi është justifikuar si “vrasje nderi”. Mediat britanike raportojnë se shkaku i konfliktit mes tyre ishte bërë fakti Hormandin që nuk ishte martuar ende.
Autoritetet kanë gjetur pjesët e trupit të tij në qese të mbeturinave dhe në një çantë. I moshuari është arrestuar së bashku me gruan. Edhe kjo e fundit mori pjesë në vrasjen e të birit.
Babai vrasës gjithashtu pranuoi se tri vite më parë kishte mbytur edhe të bijën së bashku me dhëndrin “për nder”.
Hormandin, i cili jetonte prej shumë vitesh në Londër, u kthye në Iran për t’iu dhënë mësim studentëve të kinemasë.