Bart B mohon vrasjen e gruas dhe thotë se ajo ka rënë nga shkallët, megjithse ishte në proces ndarjeje prej tij. Por prokurorët kanë kërkuar 20 vjet burg për të akuzuarin duke thënë se plagët e viktimës nuk përputhen me versionin e rënies nga shkallët pasi nuk janë gjetur gjurmë gjaku atje.
Ata thonë se i akuzuari më pas ka copëtuar trupin e saj për të fshehur pjesët në “vende të dashura për të”. Mediat vendase thanë se trungu i viktimës u gjet në një valixhe të hedhur në lumin Zuider IJdijk në Amsterdam, kurse koka e krahët e saj ishin varrosur në kopësht.
Këmbët e 52-vjeçares raportohet se ende nuk janë gjetur.
Sipas raportimeve Bart B vazhdoi dhe disa javë pasi e kishte vrarë të pretendonte se gruaja e tij ishte gjallë por më në fund e raportoi atë të humbur në janar 2019.Mediat vendase thonë se një total prej 116,000 euro ishin transferuar nga llogaria e saj te ajo e të akuzuarit.
Ai tha në gjykatë se gruaja i kishte transferuar vetë paratë, por prokurorët dyshojnë se ai e ka sajuar diçka të tillë. Çifti kishin qenë bashkë prej afro 20 vjetësh, por ajo raportohej se po e linte për t’u ribashkuar me dikë në Kanada. Vendimi në gjykatën e Utrecht do të jepet më 3 korrik.