Historia: Një 8-vjeçar shkroi një libër dhe e fshehu në raftin e bibliotekës së qytetit. Tani kërkohet nga të gjithë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Historia: Një 8-vjeçar shkroi një libër dhe e fshehu në raftin e bibliotekës së qytetit. Tani kërkohet nga të gjithë

Gjatë pushimeve të Krishtlindjeve, Dillon Helbig, një djalë 8-vjeçar nga Idaho, shkroi një libër që donte që të gjithë ta lexonin.

Ai shpenzoi kohë të gjatë në të, (katër ditë saktësisht) por mbushi 81 faqe të një ditari me një përrallë të ilustruar me bollëk se si ai kthehet pas në kohë pasi ylli i vendosur tek pema e Krishtlindjes shpërtheu.

Por ai nuk kishte një marrëveshje për librin. (Sepse në fund të fundit është vetëm në klasën e dytë) Ndaj dhe, kur gjyshja e tij e çoi në Bibliotekën e komunitetit të zonës ku ata jetojnë në fund të dhjetorit, ai futi kopjen e vetme të librit të tij në seksionin që përmbante tituj të përrallave.

“Më duhej të kaloja fshehurazi pranë bibliotekarëve,” tha Dillon.

Advertisement

Gjatë muajit të ardhshëm, për një sërë rrethanash, ai u bë një nga titujt më të kërkuar të bibliotekës duke frymëzuar  fëmijët e asaj zone (Boise të Idahos) të shkruanin tregimet e tyre.

Libri, “Aventurat e Krishtlindjeve të Dillon Helbig” nga autori “Dillon Vetë”, kishte tërhequr aq shumë vëmendjen në fund të janarit sa 56 njerëz ishin në listën e pritjes për ta lexuar atë, tha Alex Hartman, menaxheri i bibliotekës.

Nëse çdo person e mbante librin për katër javë, koha maksimale e huazimit, personi i fundit në listë do të duhej të priste më shumë se katër vjet për të lexuar përrallën e Dillon.

Por si ndodhi?

Advertisement

Natën kur 8 vjeçari Dillon e fshehu librin në një nga raftet e bibliotekës, nëna e tij Susan Helbig vuri re se ai nuk  e kishte librin me vete.

Për këtë arsye, ata telefonuan bibliotekën, duke menduar se ai e kishte harruar dhe dikush mund ta gjente aty. Por bibliotekarët ishin aq të magjepsur nga libri sa që përdorën po aq me marifet sa 8 vjeçari Dillon.

“Meriton një vend në raftet e bibliotekës sonë,” tha z. Hartman të hënën. “Është një histori e mirë.”

Bibliotekarët e futën librin në sistemin e tyre të katalogut, por e lanë bosh kategorinë e botuesve.

Advertisement

Ata gjithashtu e zhvendosën librin nga seksioni i përrallave  dhe e vendosën krahas romaneve grafike, pasi kishte shumë ilustrime në faqe.

Sa i përket sasisë së gabimeve drejtshkrimore dhe gramatikore në libër, menaxheri i bibliotekës thotë se ato ishin të shumta.

Në përrallën e tij “Krishtlindje”, Dillon, protagonisti dhe autori, shkon pas në kohë në një aventurë udhëtimi pasi ylli në pemën e Krishtlindjes shpërtheu.

“Vjen Santa”, tha ai, duke shpjeguar pjesën tjetër të “komplotit”.

Advertisement

Ai kthehet gjithashtu në kohë në “Ditën e parë të Falënderimeve” në 1621, një datë që ai duhej ta konfirmonte me nënën e tij.

“Imagjinata e tij është thjesht e pabesueshme,” tha nëna e Dillon.

Ai ka shkruar “libra të stilit komik” që kur ishte 5 vjeç, tha nëna e tij, por ky është sigurisht më i suksesshmi i tij.

Biblioteka i dha atij të parin çmim për romancierin më të mirë të ri, një çmim që ata e krijuan posaçërisht për të.

Advertisement

Pasi lajmi për triumfin letrar të Dillonit u raportua në janar nga The Idaho Press dhe një stacion televiziv, shokët e klasës i thanë atij se ai i kishte frymëzuar ata të shkruanin librat e tyre.

“Ata thanë, ‘Ishte vërtet mirë; Do të doja të isha ti”, tha Dillon

Fëmijët i kanë thënë gjithashtu z. Hartman, apo siç njihet ndryshe menaxheri i bibliotekës së zonës, se edhe ata duan të shkruajnë libra për bibliotekën.

Një autore vendase, Cristianne Lane, është vetëofruar të punojë me Dillon për të ndihmuar njëkohësisht edhe fëmijët e asaj moshe që të shkruajnë

Advertisement

Ndërkohë, botuesit kanë kontaktuar bibliotekën për botimin zyrtar të librit

Bibliotekarët po planifikojnë gjithashtu të bëjnë kopje shtesë.

“Ne shpresojmë që fëmijët e tjerë të frymëzohen nga Dillon për të ndarë historitë e tyre,” tha z. Hartman.

Zonja Helbig tha në anën tjetër se, mes gjithë vëmendjes që ka marrë djali i saj, ai ka vendosur të bëhet autor.

Advertisement

Por ai ka edhe plane të tjera.

“Unë do të ndaloj së shkruari kur të jem 40 vjeç,” tha Dillon.

Dhe pastaj çfarë?

“Pastaj unë do të shpik lojëra,” u përgjigj ai.

Advertisement

Përpara se të arrijë moshën e mesme, Dillon ka plane emocionuese në vazhdim: “Libri im i ardhshëm, tha ai, do të quhet ‘Dollapi i ngrënies’, bazuar në ngjarjet aktuale”. (New York Times,“Si”)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy