Historia e rrallë e çiftit që birësoi 5 fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Historia e rrallë e çiftit që birësoi 5 fëmijë

Një çift nga Teksasi kanë adoptuar pesë fëmijë, duke krijuar kështu një familje të madhe prej dhjetë anëtarësh.

Andi dhe Thomas Bonura kanë 3 fëmijë biologjikë, por nuk u mjaftuan, në vitin 2017, ata vendosën që të birësonin një fëmijë tjetër, duke fituar kujdestarinë e një djali, i cili kishte katër motra dhe vëllezër më të mëdhenj e që jetonin në shtëpi të ndryshme.

Andi dhe Thomas vendosën që t’i birësonin vëllezërit dhe motrat, duke i bashkuar ata përgjithmonë. Çifti nisi procedurat për të birësuar të gjithë fëmijët në momentin kur kuptuan se prindërit biologjikë nuk kishin mundësi t’i rrisnin.

“Kur vizitonin të vëllanë, ata ëmbëlsisht na pyesnin: A mund të vijmë të jetojmë me ju? Janë fëmijë të mrekullueshëm”, tregoi Andi.

Advertisement

The post Historia e rrallë e çiftit që birësoi 5 fëmijë appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy