Historia e pabesueshme/ Humbën tre fëmijët në aksident, çifti bëhet me trinjakë pas një viti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Historia e pabesueshme/ Humbën tre fëmijët në aksident, çifti bëhet me trinjakë pas një viti

Një histori e pabesueshme vjen nga një familje në SHBA. Në maj të vitit 2007 familja Cobl ishte prekur nga një tragjedi shumë e rëndë.

E ëma, Lori Cobl ishte duke drejtuar makinën brenda të cilës ishin edhe tre fëmijët e saj Kyle 5-vjeç, Emma 4 dhe 2-vjeçarja Katie, kur befasisht një kamion i mbushur me 20 tonë pajisje elektronike goditi pjesën e pasme automjetit.

Në anën e djathtë të shoferit ndodhej edhe e ëma e saj, gjysha e fëmijëve e cila nga ky aksident shpëtoi gjallë.

Advertisement

Kamioni po lëvizte me 110 kilometra në orë, kurse Lorit nuk i kujtohet asgjë dhe bashkëshorti i saj Chris ishte detyaru t’i jepte lajmin e hidhur, se fëmijët kanë ndërruar jetë.

Por, kur kaluan gjashtë muaj pas tragjedisë, Lori mbeti shtatzënë me trinjakë, dy vajza dhe një djalë.

Për Lorin dhe Chrisin ishte e qartë se nuk bëhet fjalë për rastësi. “Nëse mendoni se dikush ju ndjek nga pas, ju shikon dhe mbron dhe ju ndodh diçka e njëjtë dy herë, është vështirë të mendohet se ata nuk ishin të përfshirë”, ka deklaruar Chris.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy