Hija e erës dhe suksesi i jashtëzakonshëm i Carlos Ruiz Zaffon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hija e erës dhe suksesi i jashtëzakonshëm i Carlos Ruiz Zaffon

Hija e erës dhe suksesi i jashtëzakonshëm i Carlos Ruiz Zaffon

Edhe pse të gjithë librat më të suksesshëm të Carlos Ruiz Zafón u botuan në shekullin 21 – “ Hija e erës”, i pari i “kuartetit” në të cilin qëndron reputacioni i tij, u shfaq në spanjisht në 2001, dhe në anglisht tre vjet më vonë. Ai ishte, në zemër, një romancier i shekullit XIX.

Qëllimi i tij, në të cilin pati shumë sukses, ishte të riprodhonte trillimin e fortë narrativ por njëkohësisht edhe reflektues të shoqërisë që gjejmë tek Charles Dickens, Wilkie Collins dhe Leon Tolstoy. Por kishte dhe një influencë tjetër akoma më të largët në punët e Zafon.

Për këtë duhet të kthehemi pas në shekullin e 17-të , tek libri që konsiderohet gjerësisht si gjeneza e romanit modern: Don Kishoti, shkruar nga një bashkatdhetar i tij, Miguel de Cervantes. Shpesh thuhej në Spanjë se Ruiz Zafón ishte i barabartë vetëm i Cervantes në ndikimin letrar, dhe trillimet e shkrimtarit të mëvonshëm pasqyruan ato paraardhësit të tij, veçanërisht në stilin digresiv, tregimi brenda tregimit, dhe nënkomploteve të shumta. Fakti që Ruiz Zafón shkroi si një nga të “lashtët” e bën akoma më tronditëse që ai ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeçare.

Advertisement

Pak ngushëllim mund të përbëjë fakti që ai e përfundoi projektin përcaktues të karrierës së vet, i cili shkoi në 2.250 faqe dhe e mbajti me punë për dy dekada: Hija e erës (2001, përkthyer në 2004) dhe tre vazhdimet e saj Loja e Engjëllit (2009), “ I burgosuri I parajsës” (2013) dhe “ Labirinti i shpirtrave” (2018).

Ruiz Zafón i dha tetralogjisë titullin – ombrellë “Varreza e librave të harruar”. Ky varrezë është një bibliotekë private labirintesh në Barcelonë që arkivon tekste të kërcënuara me vjedhje ose shkatërrim.

“ Hija e erës” prezanton Daniel Sempere, djalin e një bibliotekari atje, i cili, në fillimin e viteve 1930, gjen një roman nga një autor i errët i quajtur Julián Carax, me titull “Hija e erës”. Ruiz Zafón I “shtron” tregimet e tij si kukulla Matryoshka: vëllimi i fundit, Labirinti I Shpirtrave, e ndan emrin e tij me një seri librash për fëmijë që po vuajnë censurimin në Spanjën fashiste.

Gjithashtu, duke shfaqur David Martín, një shkrimtar imagjinar i tregimeve të dhunshme triller është një përpjekje në të cilën shkrimtarët, lexuesit, koleksionistët dhe bibliotekarët duhet të zbulojnë ose fshehin tekste të rëndësishme. Ndjesitë e papritura letrare zakonisht vijnë nga dy gjëra: fati – një përmbledhje e spikatur dhe urgjencë e fjalës, si dhe paqtimi me kohën. “Hija e Erës” që shiti 15 milion kopje në të gjithë botën, I arriti të gjitha këto.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy