Hezbollahu ka shfaqur gatishmëri për t’iu përgjigjur armëpushimit katërditor mes Gazës e Izraelit. Një burim në organizatën libaneze i tha Al Jazeera se grupi do të marrë pjesë në armëpushimin e rënë dakord, megjithëse sipas tij përfaqësuesit e saj nuk ishin të përfshirë në negociata.
Sipas burimit, Hezbollahu do të ndalojë së shtëna në territorin izraelit nga Libani jugor nëse forcat okupuese izraelite respektojnë armëpushimin.
“Çdo shkelje izraelite e armëpushimit në një nga frontet do të përballet me një përgjigje nga Hezbollahu”, shtoi burimi i organizatës palestineze.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ndërkohë, sipas një përfaqësuesi të Hamasit, nesër në mëngjes në orën 10 do të fillojë zbatimi i armëpushimit në Gaza, ndërsa do të pasojë shkëmbimi gradual i të burgosurve.