Ish presidenti Donald Trump duket se ka siguruar votat e mjaftueshme për tu shpallur i pafajshëm për herë të dytë.

 

Shumica e republikanëve në Senatin amerikan votuan kundër zhvillimit të akuzave për nxitje të rebelimit, që lidhet me sulmet e 6 janarit në Kapitol.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rezultati ishte 55-45 në favor të hapjes së gjyqit, por vetëm pesë republikanë u bashkuan me 50 senatorët demokratë.

 

Dy të tretat e votave të senatorëve janë të nevojshme për ta shpallur fajtor ish presidentin, që do të thotë se 17 senatorë republikanë do të duhet të votonin së bashku me 50 senatorët demokratë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjyqi i plotë pritet të fillojë më 9 shkurt edhe pse të 100 senatorët, 50 demokratë dhe 50 republikanë, bënë betimin si juristë mbrëmjen e së martës.

 

Presidenti Joe Biden, i cili ka shërbyer 36 vjet si senator dhe 8 vjet në postin e nënpresidentit në administratën e Presidentit Obama, deklaroi se ai e mbështet zhvillimin e gjyqit por nuk mendon se një numëri i mjaftueshëm republikanësh do të votojnë kundër ish presidentit Donald Trump për ta shpalluar atë fajtor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";