“Hesht …”, mafia italiane kërcënon aktivisten, i vendos arkivol poshtë shtëpisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Hesht …”, mafia italiane kërcënon aktivisten, i vendos arkivol poshtë shtëpisë

Mafia italiane vijon të terrorizojë ata që i dalin kundër sipas metodave të vjetra. Mediat italiane raportojnë se familja kriminale Casamonica e cila operon në Romë, i ka lënë një arkivol poshtë banesës aktivistes Tiziana Ronzio.

Sipas asaj që raportojnë mediat arkivoli është një mesazh i pastër ndaj aktivistes, duke i dhënë asaj sinjalin që të heshtë, në të kundërt mund të eliminohet.

Aktivistja, Tiziana Ronzio, është presidente e grupit anti-mafia Toripiubella. Ajo njihet për denoncimet e saj të shpeshta kundër familjeve mafioze, duke kërkuar nga shteti ndërhyrje të ashpra për të larguar nga rruga njëherë e përgjithmonë kriminelët.

Vetë aktivistja është shprehur se pavarësisht kërcënimeve ajo nuk ndihet aspak e frikësuar dhe se do të vijojë të denoncojë çdo familje mafioze, dhe se misioni i jetës së saj do të jetë ai kundër mafies.

Advertisement

“Nuk kam frikë, po eci përpara”, tha Ronzio për mediat lokale. “Këto janë gjeste që na bëjnë edhe më të zemëruar dhe dëshirojmë të luftojmë.”

Ndërkohë, policia e Romës i tha CNN të hënën se arkivoli po ekzaminohet për gjurmët e gishtërinjve. Toripiubella, grupi i Ronzios, i tha CNN se ata nuk do të bënin një deklaratë publike pasi hetimi është në vazhdim.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy