Gazetari dhe moderatori Adi Krasta ka publikuar mbrëmjen e sotme një mesazh kërcënues që i ka dërguar një shqiptare që jeton në SHBA.
Krasta e publikoi mesazhin kërcënues në emisionin e tij duke i dërguar edhe një kërkesë ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
“Ti thotë dikush ambasadores Yuri Kim, që sipas rregullave protokollare të shkojnë dhe ti tërheqin veshin dhe ti tregojnë se ç’është mënyra e mirë e të sjellurit.
Të më nisë një ndjesë ta publikojë në emisionin e rradhës. Ta shoh se si e ka formulimin se, militantët shpeshherë kanë një formulim…”, tha Krasta.
Advertisement