Forcat speciale afgane qëlluan me armë për të parandaluar hyrjen e turmave në aeroportin e Kabulit. Videoja e dëshmitarëve okularë e tregon trupat afgane që gjuajnë në ajër dhe drejt civilëve, përfshirë fëmijët, për t’i shpërndarë ata qe ndodhen jashtë aeroportit ndërkombëtar Hamid Karzai.
Deri tani 600 anëtarë të forcave afgane të sigurisë kanë ndihmuar trupat amerikane të sigurojnë sigurinë në aeroportin e Kabulit, skena e përpjekjeve kaotike të evakuimit, edhe pse ushtria dhe qeveria e Afganistanit janë shpërbërë. Gjeneralmajori i ushtrisë William Taylor, me Shtabin e Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, tha se forcat afgane të sigurisë kombëtare ishin në aeroport “duke na ndihmuar me atë siguri”.
I pyetur nëse ky personel afgan i sigurisë do të evakuohej gjithashtu nga Afganistani, zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se është në dorën e tyre për të vendosur.
Rreth 12,000 të huaj dhe afganë që punojnë për ambasada dhe grupe ndihmash ndërkombëtare janë evakuuar nga aeroporti i Kabulit që kur kryengritësit talebanë morën Kabulin.
Të paktën 12 persona janë vrarë në dhe përreth aeroportit që nga e diela, kanë thënë zyrtarët e NATO-s.