Në kulmin e një lufte të përgjakshme që ka hyrë në ditën e katërt në Ukrainë, janë hapur spiralje të një negociate për ndaljen e saj.
Kremlini ka njoftuar se është gati për negociata me Ukrainën në Gomel të Bjellorusisë. Njoftimi u bë u pasua nga kushte që përfshinin kushte që Ukraina i konsideron të papranueshme: ndalimi i çdo aspirate për anëtarësim në BE dhe NATO, çarmatimi i plotë dhe “finlandizimi” i vendit.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se “një delegacion i përbërë nga përfaqësues të ministrisë së jashtme, ministrisë së mbrojtjes dhe agjencive të tjera, duke përfshirë administratën presidenciale, është tashmë në Bjellorusi për bisedime me ukrainasit. Ne jemi gati”.
Volodymyr Zelensky u përgjigj se ai ishte gjithashtu i gatshëm për bisedime, “por jo në Bjellorusi”.
Bjellorusia është një vend i lidhur ngushtë me Rusinë: prej andej trupat ruse pushtuan Ukrainën, duke hyrë nga veriu, për të sulmuar Kievin.
Zelensky ka propozuar si qytete të mundshme bisedimesh: Varshavën, Bratislavën, Budapestin, Bakun dhe Stambollin si vende të mundshme për negociatat.
“Takohemi kudo tjetër, por jo në një vend, nga ku janë gjuajtur raketat ndaj nesh”.
Ndërkaq, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në mesazhin e parë në kanalet e tij sociale të ditës, njoftoi se Ukraina po krijon një Legjion të Huaj për të regjistruar vullnetarë nga jashtë: “Kjo do të jetë provë e mbështetjes suaj për vendin tonë”.
Në orën 8.30, një ndërtesë banimi 9-katëshe në periferi të Bucha, në Kiev, dyshohet se u godit nga një sulm ajror rus, sipas raporteve nga faqja e internetit e Kievit Independent. Ende nuk dihet numri i të plagosurve apo viktimave. Sipas faqes, “luftimet e ashpra janë duke u zhvilluar në Bucha, rreth 30 kilometra nga Kievi”.
Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë, pas nisjes së ofensivës së dytë.
“Dua të shpreh mirënjohje të veçantë për ata që kryejnë heroikisht detyrën e tyre ushtarake këto ditë gjatë operacionit special për të ofruar ndihmë për Republikat Popullore të Donbasit”, tha ai në një mesazh televiziv.
TemA