Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniya deklaroi se organizata po tregon fleksibilitet në negociatat me Izraelin për luftën në Gaza, por në të njëjtën kohë është e gatshme të vazhdojë luftën.

Në një fjalim televiziv, Haniya u bëri thirrje palestinezëve në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor që të marshojnë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa për t’u lutur në ditën e parë të Ramazanit më 10 mars, duke e bërë më urgjente zbatimin e një marrëveshjeje armëpushimi deri në këtë datë.

Izraeli tha të hënën se do të lejojë lutjet e Ramazanit në xhaminë Al-Aksa të Jeruzalemit gjatë muajit të shenjtë, por vendosi kufij bazuar në nevojat e sigurisë, duke krijuar terren edhe për konflikt.

Presidenti i SHBA, Joe Biden tha të hënën se shpresonte se një armëpushim në Gaza do të arrihet deri të hënën e ardhshme, më 4 mars, pas bisedimeve në Katar që synonin gjithashtu lirimin e pengjeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Haniya gjithashtu i bëri thirrje të ashtuquajturit Bosht i Rezistencës, i përbërë nga Hezbollahu i Libanit, Houthi të Jemenit dhe Rezistenca Islamike në Irak, aleatë të Iranit, si dhe shtetet arabe, që të rrisin mbështetjen e tyre për palestinezët në Gaza./vizionplus.tv/