Hanin mish njerëzish dhe abuzonin me fëmijët, kapet studenti që drejtonte kultin satanik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hanin mish njerëzish dhe abuzonin me fëmijët, kapet studenti që drejtonte kultin satanik

Një student universiteti është arrestuar sot me akuza se drejtonte një kult satanik në të cilin abuzoheshin fëmijë dhe detyroheshin të hanin mish njerëzor. Matteo Valdambrini, i arrestuar në Prato, Toskana, është akuzuar me 13 raste abuzimi seksual, skllavëri dhe pornografi fëmijësh.

Valdambrini raportohet se quante veten ‘Il Diavolo’ (Djalli) dhe akuzohet se detyronte anëtarët e kultit të kryenin akte seksuale me të. Ai akuzohet se manipulonte viktimat duke u thënë se abuzimet do t’u jepnin fuqi mbinatyrore “si vampirat apo ujqërit-njerëz.”

Sipas raprotimeve ai ka abuzuar të paktën 13 të rinj, disa me moshë 17 vjeçare, në pyjet e Prato në vitet 2018 e 2019.

I dyshuari studionte në universitetin e Firenze, ndërsa u thoshte viktimave të tij se ishte i zgjedhur për të shpëtuar botën. Ai i zgjidhte viktimat e tij nga njohjet dhe duke kërkuar online për njerëz të dobët.

Advertisement

Satanisti akuzohet se kishte krijuar “ritualin e ringjalljes” ku supozohej se ”mbytej” nga anëtarët e kultit duke pretenduar se kishte vdekur, dhe më pas ngrihej si ‘i ringjallur’.Ai kërcënonte viktimat të mos raportonin për abuzimet dhe i tha një vajze se ajo ose motra e duhet të bënte seks me të ose ndryshe do t’i vdisnin prindërit.
Ai u thoshte gjithashtu viktimave se duhet të bënin seks me të për të larguar demonët.

E përditshmja Corriere raporton se natën e vitit të ri 2018, Valdambrini u tha viktimave të tij se duhet të hanin “mish njerëzor” që ai supozohej se e kishte blerë nga një burrë që shiste trupa në Fiorence. Viktimat ishin detyruar t’i dërgonin atij foto të zhveshura, dhe kjo solli akuzën e pornografisë së fëmijëve për Valdambrini.

Ritualet e sektit përfshinin dhunë fizike dhe kafshime, me të cilat pretendohej ardhja e fuqive të mbinatyrshme.

Hetimet vazhdojnë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy