Grupi islamik palestinez Hamas tha në një dokument të publikuar sot se sulmi i 7 tetorit ndaj Izraelit ishte një “hap i domosdoshëm” dhe një “përgjigje normale” përballë “të gjitha komploteve izraelite kundër popullit palestinez”.

“Ishte një veprim mbrojtës në kontekstin e heqjes qafe të pushtimit izraelit, rifitimit të të drejtave të palestinezëve dhe rrugës për çlirimin dhe pavarësinë“, tha Hamasi.

Për më tepër, grupimi shtoi se në kaosin e shkaktuar rreth kufirit midis Izraelit dhe Rripit të Gazës, “mund të jenë bërë gabime”, duke mohuar megjithatë se kishte shënjestruar civilët, përveç nëse kjo ishte bërë rastësisht dhe gjatë sulmeve me forcat pushtuese dhe kjo pavarësisht 1140 personave të vrarë gjatë këtij sulmi të paprecedentë, shumica prej tyre civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare izraelite, veçanërisht më shumë se 360 në festivalin e Reim.

Në të njëjtën kohë, Hamasi kërkoi sot t’i jepet fund agresionit izraelit në Gaza dhe deklaroi se vetëm populli palestinez duhet të vendosë për të ardhmen e rajonit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne refuzojmë kategorikisht çdo plan ndërkombëtar ose izraelit që synon të vendosë për të ardhmen e Rripit të Gazës”, tha Hamasi në një dokument që shpjegon sulmin që kreu më 7 tetor në tokën izraelite dhe bën thirrje për fundin e menjëhershëm të agresionit izraelit. /vizionplus.tv