Hamasi u ka paraqitur ndërmjetësuesve dhe SHBA-së një propozim për një armëpushim në luftën në Rripin e Gazës, i cili përfshin lirimin e pengjeve izraelitë në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë në Izrael, 100 prej të cilëve janë duke vuajtur dënimin e përjetshëm.

Organizata palestineze fillimisht propozon lirimin e grave, fëmijëve, të moshuarve dhe të sëmurëve që mban peng në këmbim të 700 deri në 1000 të burgosur palestinezë.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu u përgjigj se propozimi i ri i Hamasit bazohej në kërkesa jorealiste.

Egjipti dhe Katari po kërkojnë gjuhën e përbashkët midis Izraelit dhe Hamasit për të arritur një armëpushim në luftën e gjashtë muajve që ka shkaktuar një krizë masive humanitare në Rripin e Gazës, me një të katërtën e popullsisë në rrezik nga uria.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në shkurt, Hamasi mori një projekt-propozim që doli nga bisedimet e mbajtura në Paris për të arritur një armëpushim. Propozimi bënte thirrje për një ndërprerje 40-ditore të armiqësive dhe një shkëmbim 10-për-1 të të burgosurve palestinezë për pengjet izraelitë, që përputhet me atë të propozimit të ri.

Izraeli e kishte refuzuar gjithashtu këtë propozim, duke theksuar se nuk kishte ndërmend t’i jepte fund luftës nëse nuk eliminonte Hamasin.

Sipas propozimit të ri, Autoriteti Palestinez do të binte dakord për një datë për një armëpushim të plotë pas shkëmbimit fillestar të pengjeve dhe të burgosurve. Data përfundimtare për tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza do të vendoset gjithashtu pas fazës së parë.

Hamasi shtoi se gjatë fazës së dytë të planit, të gjithë të burgosurit dhe pengjet nga të dyja palët do të lirohen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të enjten vonë, Hamasi tha se u kishte paraqitur ndërmjetësve një plan gjithëpërfshirës për një armëpushim bazuar në atë që e përshkroi si fund të agresionit izraelit kundër palestinezëve në Rripin e Gazës. Në të njëjtën kohë, ai parashikon ofrimin e ndihmës humanitare për banorët e enklavës, kthimin e banorëve të zhvendosur në shtëpitë e tyre dhe tërheqjen e trupave izraelite.

Me luftën tani në muajin e saj të gjashtë, OKB-ja ka paralajmëruar se të paktën 576,000 Gazanë janë në prag të urisë, ndërkohë që presioni ndërkombëtar po rritet mbi Izraelin për të lejuar më shumë ndihmë në enklavë. /vizionplus.tv