Hamasi është zotuar të mos lirojë asnjë peng, për aq kohë sa lufta vijon. Deklarata e fortë u bë nga Saleh Al-Aruri, njëri nga liderët e Hamasit. Ai theksoi se nuk do të  ketë shkëmbime të reja të pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë nëse lufta në Gaza nuk përfundon.

Sipas udhëheqjes së Hamasit, pengjet e mbetura janë ushtarë dhe civilë  që kanë shërbyer në ushtrinë izraelite.

 

Në vazhdim, Al-Aruri sqaroi se për të liruar pengjet e mbetura izraelitë, fillimisht duhet të ketë një armëpushim të plotë dhe lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";