Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në festën e Halloween në Teksas, ku për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mediat e huaja bëjnë me dije se policia kishte marrë një raportim për të shtëna me armë në një festë Halloween në Teksas.
Kur shkuan në vendngjarje policia u përball me një numër të madh qytetarësh, të cilët vraponin të frikësuar, ndërsa disa ishin të plagosur e të mbuluar në gjak.
Një 20-vjeçar humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë. I dyshuari dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë.
“Ndërsa motivi nuk dihet ende, hetimi paraprak tregon se mund të ketë qenë rezultat i një lloj shqetësimi mes disa prej pjesëmarrësve në festë”, tha policia. Autoritetet në Teksas po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.