Parlamenti italian është kthyer në një arenë boksi këtë të mërkurë. Gjithçka nisi  gjatë diskutimit të një projektligji për autonomi të diferencuar ku deputeti e Lëvizjes “5 Yjet”, Leonardo Donno, po përpiqej t’i jepte një flamur trengjyrësh (flamuri italian) ministrit Calderoli, në shenjë proteste. Sigurimi i Parlamentit ndërhyri duke ndaluar Donnon, ndërsa ky i fundit u godit dhe u rrëzua përtokë nga deputetët kundërshtarë.

Menjëherë pas kësaj situate Donno u largua nga salla.Sipas asaj që u raportua nga Marco Grimaldi i Avs, ishte një anëtar i Lega Nord ai që goditi Donnon gjatë incidentit.

Menjëherë pas përplasjes është thirrur konferenca e kryetarëve të grupeve të Parlamentit italian, për të marrë vendimet e mëtejshme.

Si ndodhi incidenti i dhunshëm

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fillimisht kishte një protestë nga opozita kundër reformës së autonomisë së padiferencuar. Në sallë u vendosën flamujt e Italisë dhe u këndua himni kombëtar, ndërsa disa deputetë pushtuan karriget e ministrave duke thirrur “turp”, sipas asaj që raporton Ansa.

Seanca u ndërpre menjëherë.

Pak para se të dilnin nga dhoma, disa deputetë brohoritën “Bella ciao”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";