Zelanda e Re ka raportuar vdekjen e parë për të cilën ka dyshime se lidhet me vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer/Biontech.
Bordi i pavarur i monitorimit të sigurisë së vaksinave, tha se vdekja e gruas me shumë mundësi erdhi si pasojë e problemeve të muskujve të zemrës, një efekt anësor i rrallë i vaksinës.
Advertisement
Në deklaratën zyrtare thuhet se gruaja vuante edhe sëmundje të tjera, që mund të kenë ndikuar në pasojat fatale pas vaksinimit.