Grindja për nëndetëset bërthamore, Franca tërheq ambasadorët nga SHBA dhe Australia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Grindja për nëndetëset bërthamore, Franca tërheq ambasadorët nga SHBA dhe Australia

Përshkallëzohet grindja mes aleatëve. Franca ka tërhequr ambasadorët e saj në Shtetet e Bashkuara dhe Australi për konsultime, në shenjë proteste për marrëveshjen për sigurinë, në të cilën u përfshi dhe Britania e Madhe. Ministria e jashtme njoftoi se “vendimi i jashtëzakonshëm” u justifikua nga situate “jashtëzakonisht e rëndë”.

Aleanca, e njohur si Aukus, do t’i garantojë Australisë një teknologji për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore. Ky zhvillim zemëroi Francën pasi çoi në anulimin e një marrëveshjeje shumë miliarda dollarëshe që kishte nënshkruar me Australinë.

Ujdia shihet gjerësisht si një përpjekje për të kundërshtuar ndikimin e Pekinit në Detin e kontestuar të Kinës Jugore. Ajo u njoftua të mërkurën nga Presidenti amerikan Joe Biden, kryeministri britanik Boris Johnson dhe homologu i tij Australian, Scott Morrison.

Franca u informua për aleancën vetëm disa orë para se të bëhej njoftimi publik. Qeveria e presidentit, Emmanuel Macron, e përshkroi atë që ndodhi si një “thikë pas shpine”.

Advertisement

Ministri i jashtëm francez, Jean-YvesLe drian, tha se kjo është një sjellje e papranueshme mes aleatëve dhe partnerëve që do të ketë pasoja të drejtëpërdrejta në marrëdhënie dhe bashkëpunimin.

Shtëpia e Bardhë njofton se administratës Biden i vjen keq për tensionet e krijuara dhe se do të angazhohet për të zgjidhur këto mosmarrëveshje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy