Greva dhe protesta në Francë; qindra e mijëra qytetarë kundër rritjes së moshës së pensionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greva dhe protesta në Francë; qindra e mijëra qytetarë kundër rritjes së moshës së pensionit

Edhe këtë të mërkurë, Franca është e paralizuar për shkak të protestave dhe grevave të punonjësve, në kundërshtim të planit të qeverisë, për rritjen e moshës së pensionit.

 

Bllokimet prekin kryesisht transportin publik, rafineritë e naftës dhe shkollat, punonjësit e të cilëve kanë paralajmëruar përshkallëzim.

 

Advertisement

Qindra mijëra qytetarë u dyndën në rrugë dhe sheshet qendrore, për të kundërshtuar planin e qeverisë për reformën e pensioneve, kryesisht në Paris, ku vetëm të martën tubuan më shumë se 700 mijë qytetarë, ndërsa më shumë se 1.5 milionë ishin në të gjithë shtetin.

 

Dje në mbrëmje, pati edhe përleshje me policinë, e cila njoftoi se u arrestuan 22 persona.

 

Advertisement

Ndërsa sot, në 8 mars protestat pritet të jenë edhe më masive në orët e pasdites, pasi protestuesve të pensioneve po iu bashkohen edhe mbështetësit e të drejtave të grave, gratë si dhe studentët.

 

Kjo është një kohë kritike për të dyja palët, pasi pakënaqësia e qytetarëve për rritjen e moshës së pensionit është e madhe, ndërsa qeveria e Macron këmbëngul që ta miratojë vendimin në parlament, brenda këtij muaji.

 

Advertisement

Sipas qeverisë franceze, reforma është thelbësore për të siguruar që sistemi i pensioneve të mos dështojë.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy