Në mesin e polemikave të vazhdueshme që kanë pllakosur komunitetin shkencor, Greqia vendosi të rinisë prodhimin e klorokinës për trajtimin e pacientëve me koronavirus. Javën e kaluar, testimet e këtij mjekimi që po kryheshin në Mbretërinë e Bashkuara nën drejtimin e Universitetit të Oksfordit u ndërprenë, mes pretendimeve se nuk kishte prova që ai funksionon kundër sëmundjes.

Por shkencëtarët në Greqi thonë se do t`i vazhdojnë eksperimentet me një qasje “të qetë e afatgjatë”. “Njerëzit në Greqi, publiku I gjerë, profesionistët e shëndetit, figura institucionale, e kanë parë me shumë qetësi klorokinën, ndaj ideja jonë është ta marrim me ngadalë, të presim e të shohim rezultatet.

Ne vazhdojmë të mbetemi vigjilentë për një valë të dytë të sëmundjes që mund të ndodhë në vjeshtë. Nivelin e alarmit e mbajmë të lartë, por duke ruajtur qetësinë”, tha Spyros Kintzios i komapnisw Uni-Pharma.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Epidemiologët grekë e konsiderojnë efikase klorokinën, veçanërisht në fazat fillestare të Covid-19. Vendi fqinj është lavdëruar gjerësisht për menaxhimin e bërë pandemisë, falë një reagimi të shpejtë e gjithëpërfshirës, si dhe vullnetit të Athinës zyrtare për të pranuar rekomandimet e këshilltarëve shkencorë.

Shteti që ishte “dërrmuar” nga vite te tëra masash anti-krizë, thotë the Guardian, veproi në kohë duke mbyllur që në mars shkollat e duke imponuar masat e distancimit fizik, e tani numëron vetëm 183 vdekje e 3.000 infektime në 10 milionë banorë.