Greqia vendos të shtyjë afatin për mbylljen e kufijve me Shqipërinë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada greke njofton se duke nisur nga kjo e mërkurë e deri në datën 4 gusht, mbetet në fuqi ndalimi i hyrjes së qytetarëve nga Shqipëria për në Greqi.
Perjashtim bejne vetem grekët dhe personat që e kanë vendbanimin kryesor në shtetin fqinj.
Ambasada thekson se udhetaret duhet të plotësojnë formularin elektronik, të cilin duhet ta deklarojnë vetëm nga pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.
Por, ky proces nuk ka funksionuar sot në doganen e Gjirokastres, çka ka shkaktuar edhe radhë të gjata te emigrantëve në kufi.
Advertisement
The post Greqia shtyn afatin për mbylljen e kufijve me Shqipërinë appeared first on Vizion Plus.