Greqia ka porositur 3 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit që po përgatitet nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me Astra Zeneca. Lajmin për këtë e dha ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias.
Ai tha se marrëveshja është që vaksina të kalojë edhe fazën e katërt të testit. Vaksina momentalisht është në fazën e tretë dhe faza e katërt pritet të përfundojë në nëntor.
Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 4.2 milion doza të vaksinës kundër gripit. Ministri i Shëndetësisë sqaroi se vaksinimet do të fillojnë në fillim të tetorit, do të përfundojnë në dhjetor, dhe grupet e rrezikuara do të vaksinohen të parat.
“Kemi marrë 1 milion vaksina më shumë nga viti i kaluar. Ka dritë në fund të tunelit. Ne kemi forcuar njësitë e kujdesit shëndetësor me mbi 6.500 mjekë, infermierë dhe staf plotësues. Është e pamundur të mbash bashkëqytetarët tanë përgjithmonë të mbyllur në shtëpitë e tyre. Ne duhet t’u shpjegojmë të rinjve që ata të mbrojnë prindërit dhe gjyshërit e tyre”, theksoi ministri.
The post Greqia porosit 3 milionë doza të vaksinës së Oksfordit appeared first on Vizion Plus.