Greqia përballet me flakët, vatra zjarri edhe në ishullin Kos, evakuohen banorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Greqia është përballur me të tjera vatra zjarri. Gjatë mesnatës ishulli Kos është përfshirë nga flakët.

“Disa qindra njerëz u evakuuan nga hotelet e vendosura pranë fronteve të zjarrit në Kardamena, Kos dhe u dërguan në një vend të sigurt”, thanë autoritetet lokale.

Shkollat ​​dhe rrugët e Antimakisë  u mbushën me njerëz, ndërsa stadiumet u hapën për të pritur të shpëtuarit nga zjarret. Bashkia, institucionet dhe biznesmenët e ishullit dërguan  ushqime dhe ujë , ndërsa të pranishëm ishin edhe zyrtarë të pushtetit vendor për të ofruar të gjithë ndihmën e shumë banorëve të Antimakisë, ndërkohë që ndihma kishte edhe nga ushtria.

Ndërkohë, Shoqata e Hoteleve në Kos po lufton për të gjetur dhoma të disponueshme në të gjithë ishullin . Hotelet kanë ofruar qendra konferencash, sallone, ambiente të përbashkëta për akomodimin e përkohshëm të turistëve dhe banorëve, me prioritet fëmijët dhe të moshuarit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy