Qyteti i Patras në Greqi është përfshirë nga flakët.

Mediat greke bëjnë me dije se zjarrëfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të shuar zjarrin. Në zonë po ndihmojnë në shuarjen e flakëve periodikisht 4 avionë dhe 6 helikopterë, njëri prej të cilëve është koordinues.

Bëhet me dije se janë evakuuar në mënyrë që të jenë të sigurtë Spitali i Përgjithshëm i Fëmijëve të Patrës “Karamandanio” dhe shtëpia e të moshuarve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";