Greqia ndodhet në vorbullën e ciklonit “Janos”. Gjatë natës, ishujt në Jon u goditën, ndërsa cikloni vijon me stuhinë e erës dhe të shiut. Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalia deklaroi gjatë konferencës në mëngjes se autoritetet janë në gatishmëri.
“Jemi në gatishmëri absolute, beteaj vazhdoj. Cikloni të shtunën do të prekë Atikën dhe Korintin. Po flasim për dy ditë të vështira në ishujt në Jon dhe në Greqinë Perëndimore. Nëntë orët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme. Do të jenë orë kritike.”
Ai vuri në dukje se ka ndërprerje të energjisë në tre ishujt Zakynthos, Kefalonia, Ithaca, megjithatë ekuipazhet e bashkisë janë angazhuar për të rregulluar defektet. Sipas tij, në orët në vijim priten reshje të mëdha shiu.
Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile nënvizoi se orët e ardhshme janë kritike, ndërsa priten dukuri të motit intensiv dhe reshje të dendura shiu. Ai deklaroi se ka rrezik për përmbytje.
Për sot, e premte, e cila parashikohet të jetë dita më e vështirë dhe e rrezikshme e motit të keq, rpritet të ketë me reshje të dendura shiu dhe stuhi në pjesën qendrore dhe jugore. Fenomenet do të jenë shumë të forta në jug, Peloponez dhe Sterea.
The post Greqia goditet nga cikloni/ Reshje të dendura shiu, “Janos” shkakton dëme në ishuj appeared first on Vizion Plus.