Zemërimi për Shën Sofinë e cila tashmë është kthyer në xhami, i shtohet një serie krizash me të cilat Greqia po përballet dhe që i vijnë nga partneri i saj i NATO-s, Turqia.
Marrëdhëniet janë rënduar prej vitesh, për të drejtat territoriale dhe detare në Egje, si dhe për shkak të mijëra migrantëve të paligjshëm që vazhdojnë të shkojnë në Greqi nga Turqia.
Javët e fundit tensionet janë rritur pas deklaratave të Presidentit turk Rexhep Erdogan për të filluar shpimet për naftë dhe gaz në ujërat që Greqia i konsideron të vetat. Në këto kushte, shoqatat greke të biznesit i kanë kërkuar organizatave partnere në të gjithë Europën, të bojkotojnë mallrat dhe shërbimet turke.
Megjithë armiqësinë e vjetër midis dy vendeve, marrëdhëniet tregtare janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Eksportet vjetore të Greqisë në Turqi arrijnë në rreth 1.6 miliardë dollarë, shumë më tepër sesa 1.2 miliardë dollarë importe nga Turqia.
Bojkoti tregtar është vetëm një nga shumë prej protestave që po zgjerohen në Greqi. Të dielën, këmbanat e kishave ranë përsëri në të gjithë vendin ndërsa dhjetëra mijëra njerëz kënduan himne për nder të Shën Sofisë, selisë së Krishterimit Lindor për një mijë vjet me radhë, para se turqit osmanë të pushtonin qytetin e njohur atëherë si Kostandinopojë.
Grupet nacionaliste të ekstremit të djathtë, dogjën një flamur turk, gjatë demonstratave që u mbajtën pak ditë më parë.
Athina zyrtare e konsideron shndërrimin e Shën Sofisë në xhami, si pjesë të një plani më të madh të Turqisë për tu riafirmuar soi superfuqi rajonale dhe energjitike.
Por për turqit, Athina po reagon shumë më tepër se sa është e nevojshme. Megjithatë, Greqia këmbëngul se nuk do t’ia lërë agjë rastësisë, por po i mban forcat e saj ushtarake në gatishmëri të lartë, për t’u kundërpërgjigjur nëse provokohet.
GREKET HAKMERREN PER SHEN SOFINE
BIZNESET BEJNE THIRRJE PER TE BOJKOTUAR PRODHIMET TURKE
The post Grekët hakmerren për Shën Sofinë/ Bizneset thirrje për të bojkotuar prodhimet turke appeared first on Vizion Plus.