Italia e ka bërë fakt të kryer. Nga 15 tetori deri më 31 dhjetor, për të shkuar në punë, italianët do të duhet të kenë Green Pass ose pasaportë vaksinimi.
Pas bareve, restoranteve, palestrave, kinemave, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shtrijë detyrimin e pasaportës së gjelbër për punonjësit në administratën publike dhe sektorin privat.
Edhe të vetëpunësuarit do të duhet të tregojnë pasaportën e vaksinimit për të kryer biznesin e tyre dhe për të hyrë në kompani të vogla, të mëdha ose të mesme.
Ata nën 12 vjeç dhe ata që nuk mund të vaksinohen në bazë të një certifikate mjekësore, përjashtohen nga rregulli.
Green Pass do të lëshohet menjëherë pas dozës së parë të vaksinës.
Ajo mbetet e detyrueshme për mësuesit, profesorët, teknikët, administratorët e shkollave dhe universiteteve për të cilët ishte parashikuar tashmë, por gjithashtu do të shtrihet në polici, ushtri dhe diplomatë.
Edhe ata që kanë kontrata të jashtme me administratën publike do të duhet të tregojnë lejen për të hyrë në një vend pune, për të kryer ndonjë trajnim ose veprimtari vullnetare.
Green Pass do të kërkohet gjithashtu edhe në gjykata.
Të gjithë punëtorët në sektorin privat, pavarësisht nëse duhet ose duan të punojnë në zyrën e tyre, në një kompani, qoftë e vogël, e mesme apo e madhe, në një fabrikë, në një dyqan, në kuzhinën e një restoranti, në qendrat kozmetike, në dyqane artizanale, do të duhet të ekspozojë, sipas kërkesës, certifikatën e gjelbër.
Ky proces do të jetë i detyrueshëm edhe për hidraulikun ose elektricistin, kur shkojnë nëpër shtëpi.
Në atë rast edhe shtëpia konsiderohet si vend pune dhe për këtë arsye kërkohet pasaporta. Kushdo që i sjell punëtorët në shtëpi duhet ta kërkojë atë.
E njëjta gjë është edhe nëse ata kryejnë biznesin e tyre në publik psh një bravandreqës që thirret për riparim.
Kontrollet
Kontrolli i Green Pass është në dorën e punëdhënësve, në sektorin publik dhe privat, dhe kontrollet mund të jenë gjithashtu të rastësishme.
Dekreti parashikon që, aty ku është e mundur, kontrolli i vlefshmërisë së pasaportave të gjelbra të bëhet në hyrje, ose në kohën e hyrjes së punonjësve në zyra, kompani, fabrika, banka, prefektura, komisariate polici, kazerma, qendra tregtare ose hotele
Sanksionet
“Paga nuk të takon që ditën e parë të mungesës”. Kjo u specifikua nga një përditësim i fundit mbi pasaportën e detyrueshme.
Pra ndalimi i pagës së punonjësve, do të bëhet që nga dita e parë për punonjësit publikë dhe privatë që nuk kanë një certifikatë të gjelbër.
Për ata që punojnë në administratën publik, nëse nuk kanë Green Pass mungesa e tyrë në punë konsiderohet “e pajustifikuar” dhe pas ditës së pestë të mungesës kontrata e punës pezullohet.
Në sektorin privat, nga ana tjetër, punëtorit i ndërpritet paga derisa sa të paraqesë pasaportën e vaksinimit.
Por asnjë pasojë disiplinore apo shkarkim nga puna, në të dyja rastet.
Janë vendosur gjithashtu gjoba mbi punëdhënësit neglizhentë: për mungesë kontrolli ato shkojnë nga 400 në 1000 euro
Tamponët
Për të pasur Green Pass, tre kushte mbeten të vlefshme, por me disa veçori të reja.
Të vaksinuarit do të mund të printojnë pasaportën pas 15 ditësh që nga doza e parë.
Rruga e dytë është pasja e një dokumenti që e ke kaluar COVID-in gjashtë muajt e fundit.
Dhe e treta është tamponi. Ajo mund të merret në farmaci konkretisht 15 euro për të rriturit dhe 8 euro për të miturit
Në rast se farmacitë çedojnë nga çmimi ato gjobiten me një gjobë prej 1.000 deri në 10.000 euro dhe prefekti mund të urdhërojë deri edhe mbylljen e biznesit për një periudhë jo më të gjatë se 5 ditë.
72 orë është kohëzgjatja e një tamponi ndërsa testi i shpejtë mbetet i vlefshëm për dy ditët e fundit.(SI)