Gratë në Afganistan në panik, talebanët nisin përpjekjet për qeverinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gratë në Afganistan në panik, talebanët nisin përpjekjet për qeverinë

Situata pasi talebanët morën nën kontroll kryeqytetin e Afganistanit, pas gati 20 vjetëve të dhënies fund të prezencës ushtarake të forcave amerikane, ka shtuar frikën tek gratë dhe vajzat e reja për të ardhmen e tyre.

 

“ Talebanët nuk i lejojnë gratë të dalin nga shtëpia.”

 

Advertisement

Kamila Alagmir, nje grua nga Afganistani tregon shqetësimin e saj mbi ngjarjet e fundit në Kabul, të cilat e kanë detyruar të lërë vendin e saj.

 

“Ata nuk do t’i lejojnë vajzat të studiojnë. Ata i duan gratë të qëndrojnë vetëm brenda në shtëpi. Edhe ne jemi shumë të shqëtësuar për këtë. Endrrat e grave dhe vajzave u shkatërruan plotësisht.”

 

Advertisement

Pas pamjeve kaotike te një ditë më parë në aeroportin e Kabulit ku mijëra afganë donin të largoheshin nga vendi, situata sot paraqitetet më e qetë.

 

Fluturimet ushtarake që evakuojnë diplomatët dhe civilët kanë rifilluar në aeroportin ndërkombëtar, ndërsa sipas zyrtarëve shumë njerëz që ishin të pranishëm një ditë më parë janë larguar.

 

Advertisement

Por ajo që ka tërhequr vemendjen në rrjetet sociale është një video ku shfaqet një afgan i cili në përpjekje për t’u larguar nga vendi ishte kapur tek rrotat e një avioni amerikan. Trupi u konstatua disa orë pasi avioni ishte nisur me nxitim ndërsa autoritetet bënë ulje emergjente.

 

Në kryeqytetin Kabul po veprojnë vetëm tri ambasada të huaja, e Rusisë, Kinës dhe Pakistanit.Ndërsa të gjitha vendet tjera kanë evakuuar personelin. Talebanët kanë njoftuar një amnisti të përgjithshme për të gjithë zyrtarët qeveritarë, duke u kërkuar atyre të kthehen në punë me “besim të plotë”.

 

Advertisement

Mullah Baradar, është një lider i lartë i grupit militant i cili pritet të ketë një rol kyç në qeverisjen e Afganistanit. Baradar është fytyra më publike e talebanëve dhe ka qenë gjithashtu përfaqësuesi që nënshkroi marrëveshjen historike të shkurtit të vitit 2020 me Shtetet e Bashkuara, marrëveshje që kishte për qëllim dhënien fund të luftës 20-vjeçare.

 

Zëdhënësi i talebanëve njoftoi se gjatë ditëve në vijim do të mbahen bisedime, të cilat do të kenë për qëllim formimin  e një qeverie të hapur, gjithëpërfshirëse islamike.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy