Mijëra njerëz kanë pushtuar sërish kryeqytetin Minsk në Bjellorusi duke protestuar kundër presidentit autoritar Alexander Lukashenko.

Këtë të dielë, gratë, studentët dhe aktorët marshuan së bashku me thirrjet për dorëheqje dhe për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë. Por Lukashenko ka urdhëruar forcat e sigurisë të përgjigjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Opozita bjelloruse këmbëngul se Bjellorusia ka mbërritur në një pikë pa kthim. Liderja, Svetlana Tsikhanouskaya po u bën thirrje Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar në ndalimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në vendin e saj. Ajo i kërkoi Këshillit të Sigurimit të dënojë shtypjen me dhunë të kundërshtarëve të Lukashenkos.

Përkrahësit e opozitës në Bjellorusi, vazhdojnë protestat për më shumë se një muaj, me anë të së cilave po i bëjnë trysni presidentit Alyaksandr Lukashenko të dorëhiqet, pas zgjedhjeve presidenciale, rezultati i të cilave u kundërshtua pas akuzave për manipulim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gratë mbushin rrugët në Bjellorusi, protestojnë kundër Lukashenkos appeared first on Vizion Plus.