Pas shtëpisë së Douglas Costa në Torino, shtëpia e Cristiano Ronaldos në Madeira ishte e radhës që u plaçkit. Mediat lokale portugeze raportuan për ngjarjen. Hajdutët kanë marrë disa objekte të çmuara dhe relike të ndryshme sportive. Aty përfshihet edhe një fanellë e Juventusit, e nënshkruar nga Ronaldo pesë herë. Sipas mediave të huaja, policia ka identifikuar hajdutin.

Ai u fut në banesë përmes derës së garazhit, e hapur nga një punëtor mirëmbajtjeje. I dyshuari nuk qëndroi gjatë brenda shtëpisë. Autoritetet u lajmëruan nga një anëtar i familjes së Cristiano Ronaldos.

Shtëpia me vlerë 7 milionë euro përbëhet nga shtatë kate. Lojtari i Juventus bleu pronën me pamje nga deti, të pajisur me dy pishina dhe një fushë futbolli, në 2015. Në atë moment, Ronaldo ishte në fushë, duke luajtur me Portugalinë e tij në një miqësore kundër Spanjës.

The post Grabitet vila e Cristiano Ronaldos appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";