“Goditje pas shpine”/ Nëndeteset përplasin SHBA-Francë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Goditje pas shpine”/ Nëndeteset përplasin SHBA-Francë

SHBA, Australia dhe Britania e Madhe shmangën Francën në krijimin e një pakti të ri të sigurisë, sipas të cilit Australia do të furnizohet me nëndetëse amerikane me energji bërthamore, në një përpjekje për t’iu kundërvënë Kinës në rajonin e Indo-Paqësorit.

 

Franca prej vitesh po punonte për një marrëveshje që do të pajiste Australinë me nëndetëse konvencionale që operojnë me naftë e llogaritej në vlerën 37 miliardë dollarë. Zyrtarët e lartë në Paris thanë se veprimi i Shteteve të Bashkuara ishte një goditje pas shpine. Ministrja e mbrojtjes deklaroi se Uashingtoni madje nuk ishte konsultuar me Parisin për këtë çështje.

 

Advertisement

FLORENCE PARLY

MINISTRE E MBROJTJES, FRANCE

 

“Është një zhgënjim i madh, veçanërisht pasi të gjitha ekipet kanë punuar për pesë vjet për të siguruar zbatimin e duhur dhe mbarëvajtjen e kësaj kontrate të madhe, e cila do t’i siguronte Australisë 12 nëndetëse konvencionale, siç ishte kërkuar”.

Advertisement

 

Ministri australian i mbrojtjes u përpoq të shpjegonte atë që ndodhi me Francën, duke thënë se marina e Australisë kishte nevojë për nëndetëse me energji bërthamore në vend të nëndetëseve konvencionale.

 

PETER DUTTON

Advertisement

MINISTER I MBROJTJES, AUSTRALI

 

“Ne analizuam se cilat opsione ishin në dispozicion për ne. Francezët kanë një version, i cili nuk është superior ndaj atij të ofruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania”.

 

Advertisement

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin mirëpritën sekretaren e jashtme të Australisë dhe atë të mbrojtjes në selinë e Departamentit të Shtetit për të shprehur mbështetjen për partneritetin e tyre të ri trepalësh të mbrojtjes, të njohur si “AUKUS”, pjesë e të cilit është edhe Britania e Madhe.

 

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell deklaroi se kjo është një kujtesë e fortë se Evropa duhet ta bëjë përparësi çështjen e autonomisë së saj strategjike.

 

Advertisement

Për herë të pare, Franca tërhoqi ambasadorin e saj nga Shtetet e Bashkuara. Parisi gjithashtu tërhoqi të dërguarin e tij nga Australia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy