Goditja e parë ndaj talibanëve, SHBA bllokon miliarda dollarë të bankës qendrore afgane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Goditja e parë ndaj talibanëve, SHBA bllokon miliarda dollarë të bankës qendrore afgane

Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar rezervat e Bankës Qendrore të Afganistanit në llogaritë amerikane, duke ua pamundësuar talibanëve qasjen në miliarda dollarë.

“Asnjë aset i Bankës Qendrore, që ka Qeveria afgane në Shtetet e Bashkuara, nuk do të jetë i qasshëm për talibanët”, ka thënë administrata amerikane më 17 gusht.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka marrë këtë vendim përgjatë fundjavës teksa talibanët kanë pushtuar Kabulin më 15 gusht, dhe kanë rrëzuar Qeverinë e përkrahur nga Perëndimi.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, shifra e rezervave të Bankës Qendrore ka qenë 9,4 miliardë dollarë në fund të prillit.

Advertisement

Shumica e rezervave është thënë se ruhen në Bankën Federave të Rezervave në Nju Jork dhe institucione tjera amerikane.

Në mesin e aseteve ka dollarë, ari dhe thesaret amerikane.

Talibanët janë në listë të sanksioneve amerikane, çka nënkupton se ata mund të përballen me vështirësi për të fituar qasje në këto fonde, përveç nëse Uashingtoni dhe aleatë e tij e njohin qeverinë e re.

Përveç bllokimit të qasjes në asete, Uashingtoni ka bllokuar edhe ndihmën për Afganistanin përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Advertisement

Afganistani është një prej vendeve më të varfëra në botë dhe varet tejet shumë nga ndihma e huaj, e cila mbulon rreth tri të katërtat e buxhetit shtetëror, sipas Bankës Botërore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy