Goditi kryeministren daneze me grusht, dënohet me 4 muaj burg autori, urdhërohet dëbimi nga Danimarka

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Goditi kryeministren daneze me grusht, dënohet me 4 muaj burg autori, urdhërohet dëbimi nga Danimarka

Një gjykatë daneze ka dënuar një 39-vjeçar polak me katër muaj burg dhe ka urdhëruar dëbimin e tij nga vendi pasi sulmoi kryeministren daneze në Kopenhagë në qershor.

Burri, identitetin e të cilit autoritetet daneze kanë vendosur të mos e publikojnë në media, u arrestua pasi sulmoi Mette Frederiksen më 7 qershor teksa ajo po ecte në kryeqytetin danez.

Autori, i cili ka jetuar në Danimarkë për pesë vjet, nuk mund të kthehet për gjashtë vjet pas dëbimit.

Në sallën e gjyqit ai mohoi çdo përgjegjësi, duke pranuar se ishte ballë për ballë me kryeministren, të cilën tha se nuk e preku.

Advertisement

Pasi u lexua vendimi, ai përmes avokatit të tij njoftoi se e pranon vendimin.

As prokuroria dhe as mbrojtja nuk e thirrën Mette Frederiksen për të dëshmuar.

Mette Frederiksen u zgjodh kryeministre në vitin 2019 në moshën 41-vjeçare dhe rinovoi mandatin e saj në 2022./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy