Qindra familje afgane të cilët janë larguar nga sundimi i talebanëve po përballen me një tjetër katastrofë: mungesën e ushqimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se kishte furnizime mjekësore vetëm për një javë pasi dërgesat u bllokuan nga kufizimet në aeroportin e Kabulit dhe Programi Botëror i Ushqimit që varet nga OKB -së tha se vendit i duheshin urgjentisht 200 milionë dollarë ndihmë ushqimore.

Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se më shumë se 18 milionë njerëz – rreth gjysma e popullsisë së Afganistanit  kanë nevojë për ndihmë dhe se gjysma e të gjithë fëmijëve nën moshën pesë vjeç tashmë vuajnë nga kequshqyerja akute.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";