Pothuajse gjysma e popullsisë së Greqisë (44%) do të refuzonte të vaksinohej kundër koronavirusit nëse do iu kërkohej dhe 22% nuk duan të mbajnë një maskë në fytyre. Ky është rezultati I një sondazhi nga kompania Metron Analysis botuar në të përjavshmen “To Vima”.
Qeveria Greke tashmë ka njoftuar se vaksina Covid-19 nuk do të jetë e detyrueshme por “rekomandohet fuqimisht”.
Mosha 45-54 vjeç tek të intervistuarit përbën 56% të totalit që personave që nuk do të donin të vaksinoheshin ndërsa moshat nga 17 deri në 34 vjec e kanë 54%, grupin e atyre që janë kundër bërjes së vaksinës.
Me uljen e moshës shkon deri ne 28% edhe grupi i qytetareve në Greqi të cilët nuk duan as ta kenë të detyrueshme perdorimin e maskës ndonese ne total shifra eshte 22%.
Me rreth 11,500 raste dhe 284 viktima, Greqia i është përgjigjur pandemisë më mirë se çdo vend tjetër evropian. Mbi gjysma e infeksioneve janë regjistruar në muajin gusht kur lulëzoi edhe turizmi bregdetar.
The post Gjysma e grekëve refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19 appeared first on Vizion Plus.