Një gjykatëse federale tha të hënën se Senatori Lindsey Graham duhet të dëshmojë përpara një jurie të madhe në Atlanta, që po heton nëse ish-presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij kanë shkelur ndonjë ligj ndërsa u përpoqën të përmbysnin humbjen e ngushtë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në këtë shtet.

 

Avokatët e senatorit republikan nga Karolina e Jugut, Lindsay Graham kishin argumentuar se posti i tij si senator amerikan i siguronte atij imunitet nga detyrimi për t’u paraqitur para panelit hetimor dhe i kërkuan gjykatësit të anulonte fletëthirrjen për të dëshmuar. Por gjykatësja federale që shërben në distriktin verior të Xhorxhias, Leigh Martin May, vendosi të hënën se imuniteti që lidhet me rolin e tij si senator nuk e mbron atë nga detyrimi për të dëshmuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fletëthirrja drejtuar Senatorit Graham e udhëzon atë të paraqitet para jurisë së madhe më 23 gusht, por zyra e tij tha të hënën se ai planifikon të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit të distriktit të 11-të.

 

Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis, hapi hetimin vitin e kaluar dhe një juri e madhe speciale me fuqi për të dërguar fletëthirrje u mblodh me kërkesën e saj këtë vit. Muajin e kaluar ajo paraqiti peticione duke kërkuar dëshmi me detyrim nga shtatë këshilltarë dhe bashkëpunëtorë të zotit Trump.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokurorët kanë thënë se duan të pyesin Senatorin Graham për telefonatat që ata thonë se ai ka zhvilluar me Sekretarin e Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger, dhe personelin e tij në javët pasi zoti Trump u mund në zgjedhje presidenciale të vitit 2020 nga rivali demokrat Joe Biden./voa