Një gjykatë ukrainase dënoi të martën, me nga 11 vjet e gjysmë burg dy ushtarë rusë të kapur rob për bombardimin e një qyteti në Ukrainën lindore. Ky është vendimi i dytë që jepet me akuzën për krime lufte që nga fillimi i pushtimit rus në 24 shkurt.

 

Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov, të cilët dëgjuan vendimin duke qëndruar në një qeli xhami të përforcuar në gjykatën e qarkut Kotelevska në Ukrainën qendrore, u deklaruan ‘fajtorë’ javën e kaluar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bobykin dhe Ivanov u shpallën fajtorë për “shkelje të ligjeve të luftës” në fund të një gjyqi që filloi në mes të muajti maj në qytetin e Poltava, sipas raportimeve nga agjencia e lajmeve Interfax, sipas të cilës, të dy të pandehurit “e pranuan plotësisht fajin dhe u deklaruan të penduar”./R.E.L