Gjykata Supreme voton në favor të Donald Trump, kandidat legjitim për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata Supreme voton në favor të Donald Trump, kandidat legjitim për zgjedhjet presidenciale  në SHBA

Gjykata Supremee SHBA-ve ka rrëzuar kërkesën e Kolorads për të ndaluar Donald Trump të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Nëntorit.

Vendimi   gjykatës së  Kolorados se Donald Trump nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për president për shkak të veprimeve të tij përpara sulmit të 6 janarit në Kapitol, u rrëzua nga Gjykata e Lartë federale sot 4 mars 2024, shkruan BBC.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë (anëtarët e së cilës votuan në mënyrë anonime) thotë se Gjykata e Kolorados kishte supozuar gabimisht se shtetet mund të përcaktojnë nëse një kandidat për president nuk ka të drejtë të zgjidhet sipas një dispozite të amendamentit të 14-të të Kushtetutës.

Vendimi e bën të qartë se Kongresi, jo Shtetet, duhet të vendosin rregulla për mënyrën sesi mund të zbatohet dispozita e Amendamentit të 14-të. Reagimi i parë i Trump ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë erdhi përmes një postimi në platformën e tij, Truth Social, në të cilën ai shkroi: “Fitore e madhe për Amerikën”.

Advertisement

Vendimi i Gjykates Supreme  vjen vetëm një ditë para “Super të Martës” së famshme, pra ditën kur mbahen zgjedhjet paraprake në 16 shtete vendimtare të SHBA-së për nominimin e kandidatëve të partive Demokratike dhe Republikane, përfshirë Koloradon.

Përveç garantimit që Trump të mbetet në fletën e votimit në Kolorado, vendimi ka të ngjarë të ndikojë në raste të ngjashme që kanë lindur. Deri më tani dy shtete të tjera, Maine dhe Illinois, kanë ndjekur shembullin e Kolorados./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy