Roman Ivanov, gazetar dhe bloger rus, u dënua me shtatë vjet burg për kritikimin e sulmit rus në Ukrainë në një postim në rrjetet sociale, sipas një deklarate nga punonjësit e medias RusNeës ku ai punonte.

Një gjykatë në qytetin e vogël Karoliov, e shpalli fajtor 51-vjeçarin Ivanov për përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë ruse. Prokurori kishte kërkuar që ai të dënohej me 8 vite burg.

Gazetari në kanalin e tij personal Telegram kishte shkruar në një postim për vrasjet e civilëve në Butsa, duke cituar një raport përkatës të OKB-së dhe artikuj nga gazeta The Neë York Times, ndërsa në një postim tjetër kishte përmendur sulmet me raketa ruse në Ukrainë.

Rreth 50 persona dolën në gjykatë, siç shkruan faqja Mediazona, për të shprehur mbështetjen e tyre për Ivanovin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, qindra gazetarë dhe punonjës të medias u detyruan të largohen nga Rusia, ndërsa 15 gazetarë janë arrestuar./vizionplus.tv/