Gjykata e qytetit të Moskës ka lënë në fuqi vendimin për burgim prej 9 vjetësh për politikanin opozitar, Aleksei Navalny, i cili veçse është në burg për një dënim të mëhershëm. Ai dhe mbështetësit e tij thonë se akuzat janë të motivuara politikisht.

 

Navalny mori pjesë në seancën dëgjimore të 24 majit përmes video-lidhjes nga burgu në rajonin Vladimir. Kritiku i Kremlinit, që u dënua me 9 vjet burgim në mars, teksa ishte duke e vuajtur një dënim për një vepër tjetër, gjatë fjalimit përfundimtar, duket se dënoi autoritetet ruse për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, dhe përsëriti qëndrimet se të gjitha akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jeni ju, sistemi juaj dhe [presidenti i Rusisë, Vladimir]Putini që jeni tradhtarët e popullit rus… Unë jam i gatshëm të qëndroj në burg për t’ua dëshmuar të gjithëve në Rusi se kështu është e vërteta”, tha Navalny para gjykatës.

 

Më 22 mars, Navalny u dënua me 9 vjet burgim për shkak të akuzave për përvetësim dhe mosbindje ndaj gjykatës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkaq, më 24 maj, një gjykatë tjetër në Moskë refuzoi një apel tjetër të Navalnyt, pasi shërbimi monitorues financiar shtetëror, Rosfinmonitoring, e shtoi atë dhe 11 bashkëpunëtorët e tij në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”./R.E.L