Një Gjykatë e Apelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bllokoi përkohësisht vendimin e administratës e presidentit Joe Biden që kërkonte vaksinim të detyruar për punonjësit e kompanive private.
Trupa gjykuese bëri të ditur se në këtë ligj janë shfaqur çështje “statuore dhe kushtetuese”, ndërsa i dha afat administratës se presidentit që të përgjigjet deri të hënën.
Advertisement
Pesë shtete të udhëhequra nga republikanët: Teksas, Luiziana, Misisipi, Karolina Jugore dhe Utah, së bashku me kompani private dorëzuan ankesat e tyre kundër planeve për vaksinim.
Ata akuzojnë presidentin Biden për tejkalim të autoritetit të tij.
Advertisement